Egnatia dhe Dinamo në turin e tretë – përsëritet historia e vitit 2021

Dinamo dhe Egnatia

Egnatia e Rrogozhinës dhe Dinamo City kanë siguruar kualifikimin për në turin e tretë të Ligës së Konferencës – për herë të parë në historinë e tyre në arenën ndërkombëtare.

Të dyja skuadrat shqiptare do të kërkojnë të shkojnë më larg në këtë garë të rëndësishme evropiane, ku shpresat dhe entuziazmi janë të mëdha.

Kjo është hera e parë pas tre vitesh që dy klube shqiptare arrijnë njëkohësisht në turin e tretë të një kompeticioni evropian. Për herë të fundit kjo ndodhi në sezonin 2021/22, kur Laçi dhe Teuta u futën mes më të mirëve të raundit të tretë.

Laçi atëherë eliminoi Budućnost Podgorica dhe Universitatea Craiova, për t’u ndalur më pas nga gjiganti belg Anderlecht.

Ndërkohë, Teuta pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, kaloi FC Inter Club d’Escaldes nga Andorra, por u ndal nga Shamrock Rovers në Ligën e Konferencës.

Tani, historia po përsëritet me Egnatian dhe Dinamon, që janë gati të shkruajnë kapitullin e tyre në futbollin evropian.