
Në katër ndeshjet e këtij sezoni evropian, Egnatia ka shënuar katër gola – dhe të gjitha kanë ardhur nga lojtarët ofensivë.
Në të vetmen sfidë ku nuk gjetën rrjetën, ndaj Breidablikut në transfertë, u eliminuan me turp. Ky fakt tregon se goli është çelësi i shpresës për rrogozhinasit në aventurën ndërkombëtare.
Shpresat për vazhdimësi lidhen ngushtë me formën e dy prurjeve më të bujshme të verës: Kastriot Selmani dhe Ildi Gruda.

Të dy kanë shënuar në debutim në “Arena Egnatia”, duke dëshmuar menjëherë vlerën e tyre. Selmani, me një gol ndaj Dinamo Minskut, ndihmoi në kualifikimin historik në turin e tretë dhe po fiton shpejt statusin e titullarit.
Edhe Soumaila Bakayoko, autor i një goli ndaj Dinamo Minsk, mbetet pikë referimi për sulmin.

Me shpërthim dhe qartësi në finalizim, ai pritet të mbajë peshën e ofensivës në përballjet me Olimpija Ljubjanën. Me një repart avancuar në formë, Egnatia ka të drejtë të besojë.