Emin Baliqi pas derbit mitrovicas: I kënaqur me përkushtimin, barazimi ishte i merituar

Trajneri i Trepçës, Emin Baliqi, ka dhënë një prononcim ekskluziv për Kërlaçki pas barazimit 1-1 ndaj rivalëve lokalë të Trepçës ’89, në kuadër të javës së tretë të Ligës së Parë të Kosovës.
„Filluam ndeshjen me një disavantazh të madh, pasi mbetëm pa një lojtar që në minutat e para dhe pësuam gol si pasojë e një pakujdesie. Megjithatë, nuk ishte aspak e lehtë të riktheheshim në lojë, të barazonim dhe të krijonim raste“, tha për Kërlaçki, Baliqi.
Ai vlerësoi maksimalisht përkushtimin e futbollistëve të tij: „Mund të them vetëm që i përgëzoj lojtarët për angazhimin e jashtëzakonshëm. Ishim numerikisht më pak, çka e bëri ndeshjen shumë më të vështirë.“
Në përfundim, trajneri mitrovicas e cilësoi rezultatin si pasqyrë të drejtë të lojës: „Thjesht, mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë.“


