
Skuadra e Ferizajit e prirë nga trajneri, Arsim Abazi, nga sot e tutje do të përgatitet në Maqedoni, në qytetin turistik të Ohrit. Ndërsa ferizajazit kanë nisur me procesin stërvitor nga 23 qershori.
Përndryshe, Ferizaj iu është kthyer skemave klasike të dikurshme të grumbullimit të madh të futbollistëve: plot dhjetë ardhje dhe disa shkuarje dhe sa do të jetë kjo e suksesshme mbetët të shihet pas fillimit të edicionit të ri garues.
Dhjetë trasnferime, një ekip i tërë
Remzifaik Selmani, sulmuesi nga Partizani Tiranë, ish-futbollist i ekipeve shqiptare nga Maqedonia si Besa Dobërdol, Renova, Shkëndija Tetovë dhe ato hungareze, Ujpest Doza dhe Mezokovesd.
Ergys Peposhi, sulmuesi nga Teuta, kurse më parë ishte pjesë e Kukësit dhe Elbasanit.
Qendërmbrojtësi, Antonio Marku, transferohet nga Drenica, ndërsa më parë ka luajtur edhe për skuadrat shqiptare, Teuta e Vllaznia si dhe për FC Suhareka.
Rejan Thaçi nga kategoritë e reja të disa skuadrave zvicerane si dhe i Përfaqësueses së Kosovës U21.
Mbrojtësi ofensiv Riad Murseli, rikthehet në klubin amë nga Vjosa e Shtimes.
Portieri i ri, Herdis Alliu.
Alban Shabani, mesfushori që së fundi ishte pjesë e KF Laçi në superioren Shqiptare, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Feronikelin.
Mesfushori i kombëtares së Singaporit, Harhys Stewart.
Mesfushori kreativ kroat që transferohet nga Koper i Sllovenisë, Gabriel Groznica.
Ardit Ilijazi, mbrojtësi me tipare edhe të bekut të djathtë, me përvojë nga Erzeni i Shijakut, Voska e Ohrit dhe FC Shkupi.