Fenerbahce e largon Jose Mourinhon – tjetër shkarkim për trajnerin portugez

Fenerbahçe ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Jose Mourinho pas vetëm një sezoni në stolin e skuadrës.
Portugezi nuk arriti të përmbushë pritshmëritë, pasi klubi përfundoi i dyti në Superligën e Turqisë dhe dështoi të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Mandati i tij nisi me shumë pritje, por u shoqërua me polemika të brendshme, përplasje publike dhe eliminim të hershëm nga garat evropiane.
KAMUOYUNUN BİLGİSİNE
Profesyonel Futbol A Takımımızın 2024-2025 sezonundan itibaren teknik direktörlük görevini yürüten Jose Mourinho ile yollarımız ayrılmıştır. Kendisine bugüne kadar takımımız için verdiği emekler için teşekkür eder, gelecek kariyerinde başarılar dileriz.… pic.twitter.com/7MpkzNhEN4
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) August 29, 2025
Goditja më e rëndë erdhi pas humbjes 1-0 në total ndaj Benficas në raundin eliminator, duke lënë Fenerbahçen jashtë Championsit për të pestin vit radhazi.
“Jemi ndarë nga Jose Mourinho, i cili ka drejtuar ekipin tonë në sezonin 2024/25. E falënderojmë për përpjekjet e tij dhe i urojmë suksese në karrierën e ardhshme”, thuhet në komunikatën e klubit turk.
