Feronikeli prezanton brenda natës një ekip të tërë

FC Feronikeli, skuadra me tre tituj kampioni, e rënë nga Superliga në edicionin e fundit, mbrëmë ka “bombarduar” me 12 prezantime të futbollistëve. Përveç Mendurim Hoti që i rikthehet futbollit pas mungesës pa luajtur dhe portierit të njohur, Arion Ymeri, ndërsa shumica e futbollistëve tjerë janë me përvojë sidomos në Ligën e parë, kurse të tjerët të rinj dhe me përspektivë.
Skuadra nga Drenasi, do të provoj të rikthehet në Superligë, por këtë vit gara është e “çmendur” në Ligën e parë. Se sa do t’ia dalë ekipi i prirë nga trajneri i ri Granit Dervisholli, duhet të presim fillimin e edicionit dhe vazhdimin e saj. Sidoqoftë, koha për transferime është e gjatë dhe secila skuadër ende ka kohë për transferime tjera.
Dje ju kemi prezantuar katër futbollistë, ndërsa sot ju sjellim edhe tetë tjerë


Bajrami (21), sulmuesi anësor i djathtë, me përvojë nga Prishtina U19, Arbëria, Ulpiana dhe Prishtina e Re, skuadra bardhegjelbër beson se ka siguruar krahun e sulmit.

Miftari, qendërmbrojtës shtatëlartë është transferuar po nga Liga e parë, nga FC KEK-u. “Me përvojën që ka ndërtuar te FC KEK-u, ai është gati të japë gjithçka për fanellën e re”, e ka mirëpritur, Feronikeli.

Selmani (21), në skuadrën bardhegjelbër është transferuar nga KF Llapi. Mbrojtësi i krahut me shumë potencial dhe energji, shkathtësinë e tij në mbrojtje dhe aftësinë për të mbuluar hapësira të mëdha në krah, thuhet në njoftimin e “industrialistëve”.

Rexhaj (29), me eksperiencën e tij të fituar në ekipe si KF Drenica, ku ka qenë një nga shtyllat e mbrojtjes, sjell siguri dhe stabilitet në linjën mbrojtëse dhe i cili është i njohur për luftën në duel, aftësinë për të lexuar lojën dhe për t’i dhënë mbështetje sulmeve nga prapa, thuhet në prezantimin e Niklit.

FC Feronikeli ka nënshkruar me Ermir Karaxhën, mbrojtësin e krahut. Ai është aktivizuar më parë te KF Rilindja 1974 dhe KF Drenasi.

Beseni (23) luan si mesfushor ofensiv, por ka fleksibilitet të aktivizohet edhe në mesfushë qendror. Me përvojën e tij në Superligë dhe Ligën e Parë me ekipe si FC Liria dhe FC Drenica, ai pritet të sjellë ide të reja, ritëm dhe kontroll në ndërtimin e lojës së Feronikelit, thuhet në njoftimin e skuadrës.

Gerti Arifi (17) sulmues krahu vije nga Shkëndija e Tetovës.


