Zum Inhalt springen
Vellaznimi

FFK rikthen Vëllaznimin në Malishevë, shkak VAR-i!

Von
1 Min. Lesezeit

Në momentin më të mirë të sezonit, kur Vëllaznimi kryeson renditjen e Ligës së Parë me pesë fitore dhe një barazim pas gjashtë xhirove, klubi gjakovar është përballur me një lajm jo të mirë para kryendeshjes ndaj Trepçës ’89.

Ky duel nuk do të zhvillohet në stadiumin afër palestrës “Shani Nushi” në Gjakovë, për shkak të mungesës së përmbushjes së kushteve infrastrukturore të nevojshme për funksionimin e sistemit VAR.

“Kerlacki.com” mëson se Vëllaznimi ishte i njoftuar me kohë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), por nuk ka arritur të ndërhyjë në kohë për të bërë rregullimet e kërkuara.

Si rrjedhojë, nuk do të ketë të drejtë të luajë si vendas në stadiumin e vet.

Pasi ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në televizion dhe do të përdoret teknologjia VAR, ajo është zhvendosur në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, aty ku Vëllaznimi i zhvilloi ndeshjet si vendas edhe sezonin e kaluar.

Takimi do të luhet të mërkurën, duke filluar nga ora 15:00.

Teilen: Facebook X