21. September 2026

Fisnik Asllani shënon dhe asiston në fitoren e Hoffenheimit në Kupën e Gjermanisë!

Fisnik Asllani
Fisnik Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka shkëlqyer sërish me fanellën e Hoffenheimit.

Në ndeshjen e së shtunës në kuadër të Kupës së Gjermanisë, Asllani u bë protagonist me një gol dhe një asistim, duke ndihmuar skuadrën e tij të triumfojë me rezultat bindës 4:0 ndaj Hansa Rostockut në udhëtim.

Hansa Rostocku, që garon në kategorinë e tretë të futbollit gjerman, nuk mundi të përballonte formën e mirë të Hoffenheimit. Fillimisht, në minutën e 37-të, Asllani asistoi te goli i Wouter Burger, ndërsa në minutën e 83-të vetë shënoi për 3:0, duke vulosur një paraqitje të shkëlqyer. Ai luajti deri në minutën e 87-të dhe u vlerësua si një nga më të mirët në fushë.

Takimin e kompletoi edhe Leon Avdullahu, i cili u aktivizua për Hoffenheimin.

Skuadra gjermane tani e ka vëmendjen te ndeshja hapëse e sezonit të ri në Bundesligë, ku të shtunën e ardhshme do të përballet me kampionin në fuqi, Bayer Leverkusenin, në udhëtim.