Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, është shpallur “Trajneri i Muajit” për tetorin nga Lega Serie A.
Ky çmim konfirmon formën e shkëlqyer të Romës dhe vlerën e projektit teknik që ka nisur që nga ardhja e Gasperinit në kryeqytet.
Gjatë tetorit, Giallorossët regjistruan tre fitore – ndaj Fiorentinës, Sassuolos dhe Parmës – dhe vetëm një humbje, në shtëpi ndaj Interit.
Këto rezultate tregojnë një rritje të qëndrueshme nën drejtimin e trajnerit nga Grugliasco, i cili ka dhënë ekipit identitet, intensitet dhe vazhdimësi.
Roma të dielën u mposht nga Milani në “San Siro”, 1:0, në një ndeshje ku humbi penallti në fund për të dalë e pamposhtur. /Kërlaçki.com/

