Gjyqtarët e xhiros së parë: Çaka në Klinë për Dukagjini–Prishtina, Nuzës i besohet Gjilani–Ballkani!

Dardan Caka
Dardan Caka

Superliga e Kosovës rikthehet për edicionin 2025/2026, i cili nis zyrtarisht këtë të diel. Sipas programit, katër ndeshje do të zhvillohen të dielën, ndërsa një sfidë e vetme është caktuar për të hënën.

Në ndeshjen Dukagjini–Prishtina në Klinë, gjyqtar kryesor do të jetë Dardan Çaka, i ndihmuar nga Besnik Morina, Hekuran Osmani dhe Rrezart Hasanaj, ndërsa Ilir Mehmeti dhe Fatlum Jashari do të jenë përkatësisht në VAR dhe AVAR, përcjellë “Kërlaçki”.

Takimi Malisheva–Prishtina e Re do të drejtohet nga Mervan Bejtullahu, me ndihmës Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Eridon Podvorica. Për VAR dhe AVAR janë caktuar Lirim Jashari dhe Zgjim Rrahimi.

Në përballjen Drenica–Llapi, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati, i ndihmuar nga Granit Hyseni, Arbnor Bullatovci dhe Egzon Dakaj, ndërsa Erdall Zasella dhe Faton Jakupi do të mbajnë rolet e VAR dhe AVAR.

Ndeshja Ferizaj–Drita do të drejtohet nga Alban Shala, i shoqëruar nga Alban Ejupi, Drilon Rexhepi dhe Vigan Ibërdemaj, me Mentor Ajetin në VAR dhe Kastriot Pecin në AVAR.

Ndërsa në takimin e së hënës mes Gjilanit dhe Ballkanit, gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza, i ndihmuar nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Bardh Ajeti, ndërsa Burim Jahmurataj dhe Gzim Mehmeti do të jenë VAR dhe AVAR.

genc nuza
genc nuza