Ferizaj ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e parë të kampionatit, duke triumfuar ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0. Vendimtar në këtë ndeshje ishte sulmuesi Jakup Berisha, i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 12-të të pjesës së parë, përcjellë "Kërlaçki". Ky gol rezultoi të jetë vendimtar dhe i mjaftueshëm për t’i siguruar Ferizajt tri pikët e para në këtë edicion. Atmosfera në stadium ishte mjaft e mirë, me një numër të konsiderueshëm tifozësh të pranishëm, sidomos në tribunën lindore, e ndërtuar në verë. Pamjet e golit dhe rastet më të mira nga kjo përballje mund t’i ndiqni në videon më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=P7xHgwOWZGQ