Goli i parë i Ermal Krasniqit në derbin shqiptar në Poloni

Ermal Krasniqi ka shënuar golin e tij të parë në kampionatin polak, duke i siguruar një pikë të vlefshme Legia Varshavës në barazimin 1-1 ndaj Widzew Łódź, në ndeshjen e fundit të javës së 14-të në Ekstraklasa.

Sulmuesi shqiptar hyri në lojë në minutën e 65-të dhe realizoi në minutën e 85-të, duke barazuar rezultatin për skuadrën kryeqytetase në udhëtim. Ishte një përballje me shumë prani shqiptare: për vendasit luajtën Dion Gllavani (90’), Juljan Shehu (53’) dhe Andi Zeqiri (18’).
Krasniqi është i huazuar te Legia nga Sparta Praga e Çekisë dhe ky gol mund të jetë vetëm fillimi i një kontributi më të madh në elitën e futbollit polak.


