Goli i tretë i Lindon Emërllahut, CFR Cluj rikthehet te fitorja pas katër barazimeve

Pas katër ndeshjeve pa fitore, CFR Cluj është rikthyer te suksesi falë një paraqitjeje të shkëlqyer nga mesfushori Lindon Emërllahu. Futbollisti “dardan” realizoi golin e tretë sezonal në triumfin 2-1 ndaj Hermannstadtit.
⚽️🇽🇰 Lindon Emerllahu finalizon një gol në mënyrë të shkelqyshme ndaj Hermannstadt. 3 gola e 1 asistim këtë sezon me CFR Cluj në ligen e Rumanis
ℹ️ Ai këtë sezon po luan shpesh edhe si mesfushor qendror edhe pse pozita natyrale është mesfushor defanziv pic.twitter.com/Ta3kOfNi8A
— AlbanianScout (@albanianscout) October 5, 2025
Në minutën e 55-të, Emërllahu shënoi golin vendimtar të fitores, pas një asisti nga Munteanu, i cili më herët kishte barazuar rezultatin në 1-1.
Në këtë takim u aktivizua edhe Korenica, që u fut në lojë në minutën e 61-të.
Të dy mesfushorët e CFR Cluj janë pjesë e listës së përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji, kundër Sllovenisë dhe Suedisë.
