Zum Inhalt springen
G43ALxGWsAArfoy e1762206002730

Granit Xhaka shënon golin e parë me Sunderlandin në Premier League

Von
1 Min. Lesezeit

Sunderland dhe Everton po përballen në sfidën e fundit të javës së 10-të në Premier League, ku protagonist është mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili ka realizuar golin e tij të parë me fanellën e Sunderlandit.

Në minutën e 46-të, me nisjen e pjesës së dytë, Enzo Le Fée dhuroi një pasim për Xhakën, i cili gjuajti nga distanca. Goditja e tij u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke mposhtur portierin Jordan Pickford dhe barazuar rezultatin në 1:1.

Ky është goli i parë për Xhakën me Sunderlandin, ndërsa ai ka regjistruar gjithashtu 3 asistime në këtë sezon. Me këtë paraqitje të shkëlqyer, 33-vjeçari po konfirmohet si një ndër shtyllat e skuadrës.

Aktualisht, Sunderland renditet në vendin e katërt në tabelë, duke qenë një nga surprizat më të këndshme të sezonit.

Standings provided by Sofascore
Teilen: Facebook X