Interesim i ulët, Copenhagen: Do t’i kemi 100 tifozë në Prishtinë, Drita do të ketë 5000

Copenhagen ka konfirmuar praninë e rreth 100 tifozëve danezë në stadium për ndeshjen e kthimit kundër Dritës, që zhvillohet këtë mbrëmje në Prishtinë.
Klubi pret një total prej rreth 5,000 spektatorësh në stadiumin e kryeqytetit kosovar, përcjellë “Kërlaçki”.
Tifozët mysafirë janë të vendosur në Sektorin J (nënsektorët J1, J2 dhe J3), në tribunën jugore të stadiumit.
“Tifozët duhet të shkëmbejnë voucher-in e blerë online në billet.fck.dk me biletën fizike në hyrje të stadiumit. Po ashtu, kërkohet që çdo tifoz të ketë me vete kartelën valide të anëtarësisë FCK AWAY për të hyrë në stadium.
Në ambientet e stadiumit shiten vetëm pije jo-alkoolike dhe ujë, ndërsa pagesat pranohen vetëm në para të gatshme (cash).
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e FCK mund të kërkohen të qëndrojnë në stadium për 15–20 minuta, për arsye sigurie, përpara se të lejohen të largohen”, shkruan Copenhagen në Twitter.



