Kalo te përmbajtja
Sunday, 14 June 2026
Futboll Internacional

Italia në garë për mrekullinë, Norvegjia gati të vulosë ëndrrën – sfidat vendimtare të Grupit I për Kupën e Botës

Grupi I hyn në fazën vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, me Norvegjinë dhe Italinë që ndodhen përballë dy sfidave kyçe që mund të përcaktojnë fatin e tyre – dhe të të tjerëve.

Norvegjia – Estonia: Tri pikët e historisë

Norvegjia është vetëm një fitore larg kthimit në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998. Me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje, 29 gola të shënuar dhe vetëm tre të pësuar, “vikingët” po dominojnë Grupin I. Fitorja ndaj Estonisë, që është pa asnjë mundësi kualifikimi dhe që e mbyll ciklin sot, do t’i siguronte thuajse matematikisht norvegjezëve vendin e parë, sidomos duke pasur në dorë diferencën e madhe të golave ndaj Italisë.

Erling Haaland është lojtari më në formë i këtij cikli, me 12 gola të shënuar – më shumë se disa përfaqësuese të tëra. Ai pritet të jetë arma kryesore edhe në këtë ndeshje, përballë një Estonie që ka grumbulluar vetëm 4 pikë dhe që jashtë fushe ka fituar vetëm një ndeshje në 16 të fundit.

Moldavi – Itali: S’ka vend për gabime në Çisinau

Italia do të zbresë në fushë në një ndeshje ku gjithçka më pak se fitorja do të ishte një dështim fatal. Përballë do të kenë Moldavinë, skuadrën më të dobët të grupit, me vetëm një pikë nga gjashtë ndeshje dhe me golaverazh katastrofik 4:26. “Axurrët”, që kanë pesë fitore radhazi dhe janë në ndjekje të vendit të parë, e dinë që çdo hap fals mund të thotë play-off – dhe jo kualifikim direkt.

Me Gennaro Gattuson në stol dhe formën e mirë që po kalon ekipi, Italia synon të ruajë ritmin ndaj Norvegjisë dhe të shfrytëzojë çdo hap të gabuar të saj. Kampionët e Europës janë të pamposhtur ndaj Moldavisë në histori, me gjashtë fitore nga gjashtë përballje, përfshirë edhe triumfin 2-0 në ndeshjen e parë të këtij cikli.

Megjithatë, mungesa e Nicolò Barella për shkak të pezullimit është një goditje për mesfushën italiane, ndërsa për Moldavinë, emra të rinj si Cătălin Cucoș dhe Vlad Răileanu janë thirrur për herë të parë në ekipin kombëtar, në një përpjekje për të sjellë freski.

Standings provided by Sofascore

Çfarë pritet:

  • Një fitore e Norvegjisë  do të thotë që Italia duhet të fitojë jo vetëm ndaj Moldavisë, por edhe ndeshjen direkte ndaj Norvegjisë për të kapur vendin e parë.

  • Një gabim i Norvegjisë dhe një fitore italiane do ta çonte Italinë në krye përkohësisht.

  • Në çdo rast tjetër, Italia do të shkojë në play-off dhe do të rrezikojë të mos marrë pjesë për të tretën herë radhazi në një Kupë Bote – një katastrofë për një komb që ka shkruar historinë e futbollit.