Kalo te përmbajtja
Wednesday, 15 July 2026
Abissnet Superiore

Java e 12-të e Superiores me tre duele interesante, derbi Dinamo – Elbasani

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese të kombëtareve, kampionatet rikthehen në fushë. Abissnet Superiorja, në javën e saj të 12-të, do të luajë në tre orare të ndryshme.

dark grey modern football match schedule instagram post 52

Java hapet me dy duelet e ditës së nesërme. Në Rrogozhinë, kampionët në fuqi, Egnatia, do të presin Bylisin — dy skuadra që vijnë në këtë përballje pas humbjeve në javën e kaluar.

Po në të njëjtin orar, në stadiumin “Niko Dovana”, Vora do të jetë vendase përballë Teutës. Vora është në një seri pozitive prej dy ndeshjesh pa humbje, ndërsa Teuta nuk ka shijuar fitoren në tre takimet e fundit.

Të shtunën, java e 12-të mbyllet me derbin e madh ndërmjet Dinamos dhe Elbasanit, i cili zhvillohet në “Elbasan Arena” — aty ku Dinamo i zhvillon ndeshjet e saj si vendase. Kjo pritet të jetë një përballje e fortë, ku Elbasani duket të ketë avantazh, jo vetëm për ambientin, por edhe për formën: verdheblutë kanë grumbulluar pesë pikë më shumë se Dinamo dhe janë në një ecuri prej katër fitoresh rresht. Ndërkohë, Dinamo nuk ka fituar në dy ndeshjet e fundit.

Java e 12-të mbyllet të dielën me dy duelet e fundit që zhvillohen prej orës 16:30. Flamurtari pret Tiranën, e cila ndodhet në një krizë rezultatesh me katër humbje rresht, ndërsa Partizani do të përballet me liderin e kampionatit, Vllazninë.

Standings provided by Sofascore