Liria - Feronikeli

Liria - Feronikeli

Pas zhvillimit të ndeshjeve të javës së 7-të në Raiffeisen Ligën e Parë, gara për kreun vazhdon të jetë jashtëzakonisht e ngushtë, ndërsa situata në fund të tabelës po bëhet alarmante për disa skuadra.

Liga e Parë: rezultatet - Java 7
Liga e Parë: rezultatet – Java 7

KREU – Vëllaznimi, Tefik Çanga dhe Dinamo në garë të ngushtë

Vëllaznimi ka ruajtur pozitën e parë në tabelë pas barazimit 1-1 me Trepçën ‘89, duke arritur në 17 pikë. Megjithatë, Tefik Çanga është shumë pranë, vetëm një pikë larg, pas fitores 2-1 ndaj Vushtrrisë, e cila e mban në vendin e dytë me 16 pikë.

Dinamo vazhdon të tregojë stabilitet dhe mbetet e pamposhtur, duke marrë një tjetër fitore (2-0 ndaj Istogut) dhe qëndron në vendin e tretë me 15 pikë.

ZONA E MESME – Feronikeli 74, Trepça dhe Liria brenda lojës

Feronikeli 74 dhe Trepça ndajnë pozitën e katërt me 14 pikë, pas barazimit të “Nikelit” me Lirinë (0-0) dhe fitores së Trepçës në një ndeshje të ngushtë ndaj Kikës (3-2). Liria, edhe pse ka 3 barazime radhazi, ndodhet në vendin e 7-të me 12 pikë, duke qëndruar ende në garë për pozitat e larta.

2 Korriku i vetmi pa pikë, Vjosa dhe Prizreni në vështirësi

Në fundin e tabelës ndodhet 2 Korriku, që pas 7 javësh nuk ka arritur të marrë asnjë pikë, duke regjistruar 7 humbje dhe golaverazh 8:19 – një krizë e thellë që kërkon reagim të menjëhershëm.

Edhe Vjosa (4 pikë) dhe Prizreni (3 pikë) janë në situatë të rrezikshme, pavarësisht fitores së thellë të Vjosës 3-0 ndaj KEK-ut, që i dha një frymëmarrje të lehtë.

Klasifikimi pas 7 javës në Ligën e Parë
Klasifikimi pas 7 javës në Ligën e Parë