Zum Inhalt springen
j

Jose Mourinho largohet nga Fenerbahçe duke lënë një faturë gjigante hoteli – jetoi në luks për 16 muaj

Von
1 Min. Lesezeit

Jose Mourinho e mbylli aventurën e tij te Fenerbahçe me një histori aspak të zakonshme, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Tekniku portugez qëndroi për 16 muaj në krye të klubit turk, por nuk arriti të fitonte asnjë trofe dhe u shkarkua pas dështimit për të kualifikuar skuadrën në Champions League për sezonin 2025/26.

Por veç rezultateve të dobëta, Mourinho ka lënë pas edhe një “trashëgimi” të veçantë – një faturë të majme akomodimi.

Sipas raportimeve të mediave turke, Mourinho zgjodhi të mos blejë një banesë në Stamboll gjatë kohës që drejtoi Fenerbahçen. Në vend të kësaj, ai qëndroi për rreth 16 muaj në hotelin luksoz “Four Seasons” në zemër të qytetit.

Kjo zgjedhje i kushtoi klubit (ose atij vetë) rreth 36.5 milionë lira turke, që përkthehen në afro 747 mijë euro në total për akomodim.

Mbetet ende e paqartë nëse këtë faturë do ta paguajë vetë Mourinho apo do ta mbulojë Fenerbahçe, sidomos duke pasur parasysh se portugezi ka të drejtë të marrë një kompensim prej 15 milionë eurosh nga klubi për ndërprerjen e parakohshme të kontratës.

Teilen: Facebook X