KF Dukagjini me pesë përforcime

Skuadra e Fabian Veselit e prirë nga trajneri karizmatik, Ismet Munishi, si asnjëherë tjetër, afatin e verës e ka përmbushur me shumë ardhje, mbase edhe cilësore.
Kushtet financiare në klubin nga Rrafshi i Dukagjinit nuk kanë qenë asnjëherë më të mira
Ndërsa klubi deri tani ka prezantuar plot pesë futbollist – përforcues të skuadrës.

Pa dyshim, më i njohuri nga këta vije prej Otrantos së Ulqinit, skuadër shqiptare nga Mali i Zi, e cila fakteqësisht nuk i mbijetoi debutimit në Superligën malaziase, Kushtrim Gashi. Mesfushori 32-vjeç, është i bërë i njohur me paraqitjet e tij te skuadra e Ballkanit, e pastaj edhe te Prishtina para se të provonte veten edhe te kampionati i fqinjëve tanë perëndimor. Me skuadrën e Otrantit, Gashi ka zhvillua 26 ndeshje (25 kampionat dhe 1 kupë).

Redon Syla, 22 vjeç, mesfushori i ri në Klinë ka zbarkuar pas një përvoje mjaft të mirë me skuadrën e elitës, FC Ferizaji, me të cilët ka zhvilluar 20 ndeshje (19/1) duke realizuar edhe një gol. Syla edhe më parë ishte pjesë e Dukagjinit kur para një viti kishte përzgjedhur rivalët nga Ferizaj. Ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Besës dhe Malishevës.

Tre futbollistë tjerë, skuadra e Munishit ka përzgjedhur nga Liga e parë, konkretisht nga Vëllaznimi, sulmuesin 25-vjeç Norik Krasniqi, nga Trepça ’89 mbrojtësin e djathtë Eldonit Shaqiri dhe portierin e ri 23-vjeç, nga Besa e Pejës, Egzon Leakaj.

Këta tre futbollistë pritet të tregojnë aftësitë e tyre në Superligë dhe janë një konkurenc shumë e mirë për skuadrën relativisht me përvojë siç është Dukagjini.



