
Mesfushori Vesel Demaku nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet me Zvicrën dhe Suedinë, që luhen muajin tjetër në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Demaku është lënduar në ndeshjen e fundit të Altachut, në të cilën skuadra e tij barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Grazerit të dielën, në kuadër të xhiros së katërt të kampionatit austriak.
25-vjeçari ishte startues, por u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 40-të për shkak të një lëndimi të rëndë. Thuhet se ai ka thyer klavikulën.
Altach ka njoftuar se mesfushori kosovar do të mungojë për një periudhë prej 2 deri në 3 muajsh, çka do të thotë se ai pritet të rikthehet vetëm drejt fundit të vitit.
Shkaku i kësaj lëndimi, Demaku do t’i mungojë Kosovës jo vetëm në ndeshjet e shtatorit ndaj Zvicrës dhe Suedisë, por edhe në ato të tetorit dhe nëntorit.
Demaku debutoi me Kosovën në muajin mars të këtij viti dhe deri më tani ka regjistruar 3 paraqitje me “Dardanët”.