Turneu i ardhshëm i FIFA-s, Kupa e Botës 2026, do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Teksa fazat kualifikuese vazhdojnë në disa kontinente, një numër vendesh tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen, ndërsa pjesëmarrësit e fundit do të përcaktohen nëpërmjet “play-off”-eve ndërkontinentale në mars 2026.
Vendet pritëse (automatikisht të kualifikuara):
-
Shtetet e Bashkuara
-
Kanadaja
-
Meksika
Evropa (16 vende direkte):
-
Austria
-
Belgjika
-
Kroacia
-
Anglia
-
Franca
-
Gjermania
-
Holanda
-
Norvegjia
-
Portugalia
-
Skocia
-
Spanja
-
Zvicra
Në play-off-e evropiane:
Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja & Hercegovina, Çekia, Danimarka, Irlanda, Italia, Irlanda e Veriut, Polonia, Rumania, Sllovakia, Suedia, Turqia, Ukraina, Uellsi
Amerika e Jugut (6 vende direkte + 1 në play-off):
-
Argjentina
-
Brazili
-
Ekuadori
-
Kolumbia
-
Paraguaji
-
Uruguai
Në play-off:
-
Bolivia
Amerika e Veriut & Qendrore (3 vende direkte + 2 në play-off):
-
Panama
-
Curacao (debutim historik)
-
Haiti
Në play-off:
-
Xhamajka
-
Surinami
Afrika (9 vende direkte + 1 në play-off):
-
Maroko
-
Tunizia
-
Egjipti
-
Algjeria
-
Gana
-
Kepi i Gjelbër
-
Afrika e Jugut
-
Bregu i Fildishtë
-
Senegali
Në play-off:
-
Republika Demokratike e Kongos
Azia (8 vende direkte + 1 në play-off):
-
Australia
-
Japonia
-
Jordania
-
Irani
-
Koreja e Jugut
-
Uzbekistani
-
Katari
-
Arabia Saudite
Në play-off:
-
Iraku
Oqeania (1 vend direkt + 1 në play-off):
-
Zelanda e Re
Në play-off:
-
Kaledonia e Re
Çfarë pritet tani?
Shorti për turneun ndërkombëtar të “play-off”-eve dhe për “play-off”-et evropiane do të hidhet më 20 nëntor.
Turneu ndërkontinental do të përfshijë dy gjysmëfinale mes ekipeve të paklasifikuara, ku fituesit do të përballen me ekipet e klasifikuara për dy vendet e fundit në Kupën e Botës.
Ndërsa “play-off”-et evropiane do të përfshijnë 16 ekipe të ndara në katër grupe me eliminim direkt – gjysmëfinale dhe finale me nga një ndeshje – që do të përcaktojnë katër pjesëmarrësit e fundit nga Evropa.
Kjo është panorama më e fundit e kombëtareve që kanë siguruar biletën për turneun më të madh të futbollit botëror.

