Drita e Gjilanit do ta nisë aventurën në fazën e grupeve të Conference League më 2 tetor ndaj AZ Alkmar në Prishtinë. Ndërkohë, orari i saktë i ndeshjeve do të konfirmohet deri të dielën për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Gjilanasit do të luajnë tri herë në shtëpi, ku do të presin AZ Alkmaarin, Omonian dhe Shkëndijën e Tetovës. Ndërkohë, ndeshjet si mysafir i presin ndaj Rayo Vallecanos në Spanjë, KuPS Kuopios në Finlandë dhe Shelbournes në Irlandë. Pas hapjes së fazës më 2 tetor, xhirot e tjera të garës janë planifikuar për datat 23 tetor, 6 nëntor, 27 nëntor, 11 dhjetor dhe 18 dhjetor. https://kerlacki.com/valon-zymberi-per-mua-per-familjen-time-ky-sukses-eshte-realizim-i-endrres/