Kalo te përmbajtja
Thursday, 16 July 2026
Diaspora

“Kur gjërat fillojnë të ecin mirë, më ndodh një lëndim” – Arbër Zeneli u frikësua se do mungojë shumë

Sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli, ka pësuar një tjetër goditje në aspektin fizik, duke u detyruar të largohet nga fusha në ndeshjen e fundit të Elfsborgut.

Të hënën mbrëma, Elfsborg barazoi 2:2 në shtëpi ndaj Varnamos, ku Zeneli ishte titullar dhe kontribuoi me asistimin në golin e parë të skuadrës.

Megjithatë, 30-vjeçari u zëvendësua në minutën e 49-të, pasi kërkoi vet largimin për shkak të shqetësimeve fizike.

screenshot 2025 08 13 103228
Arber Zeneli

Futbollisti ka shprehur pasiguri mbi gjendjen e tij shëndetësore, sidomos pasi vetëm para pak kohësh ishte rikthyer nga një lëndim afatgjatë.

“Zakonisht kështu ndodh kur gjërat fillojnë të ecin mirë për mua. Nuk e di vërtet çfarë nuk shkon me mua”, deklaroi Zeneli.

Sot, klubi ka dal me një deklaratë, ku shkruan se Arbëri ka pësuar një lëndim në pjesën e pasme të kofshës dhe pritet të mungojë për një periudhë të shkurtër.

Në këtë sezon të kampionatit, ai ka zhvilluar 6 paraqitje, duke shënuar një gol dhe regjistruar një asistim.