Zum Inhalt springen
drita formacioni 1

Ky pritet të jetë formacioni startues i Dritës për ndeshjen me Differdangen

Von
1 Min. Lesezeit

Drita, sot (e enjte) e pret Differdangen nga Luksemburgu në përballjen e parë të fazës “play-off” për kualifikim në Ligën e Konferencës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00. Ky është formacioni i mundshëm që Zekirija Ramadani do ta hedhë në fushë.

Trajneri shkupjan pritet të vendosë skuadrën me skemën klasike 4-4-2. Në portë do të startojë Faton Maloku, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga katërshja: Besnik Krasniqi, Egzon Bejtullai, Raddy Ovouka dhe Bleron Sheji.

Drita
Drita

Në mesfushë, mungesa e Rron Brojës është evidente pas kartonit të kuq ndaj FCSB, ndërsa Vesel Limaj e Albert Dabiqaj, pritet të luajnë mes fazës mbrojtëse dhe asaj sulmuese.

Në krahë pritet të luajnë Veton Tusha dhe Liridon Balaj , ndërsa në qendër do të jenë dyshja e sulmit Blerim Krasniqi dhe Arb Manaj, të cilët pritet të jenë arma kryesore e Dritës për të gjetur golin ndaj luksemburgasve.

screenshot 2025 08 21 125431
#post_seo_title
Teilen: Facebook X