Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 5 August 2026
Serie A

Lecce – Milan 0-2: Shfaqje solide nga Ramadani, Berisha ndez lojën në pjesën e dytë

 Lecce nuk ia doli të ndalte Milanin në „Via del Mare“, duke pësuar një humbje 0–2 ndaj kuqezinjve të Allegrit, që rikthehen te fitorja në Serie A. Pavarësisht rezultatit, dy futbollistët shqiptarë të skuadrës vendase, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha, dhanë sinjale pozitive në fushë, duke qenë ndër më të dalluarit për ekipin e Di Francescos.

Ylber Ramadani, ishte shtylla kryesore në mesfushën e Lecce-s. Me ndërhyrje të sakta dhe lexim të saktë të lojës, ai neutralizoi shpesh aksionet e Milanit në mesfushë, duke i dhënë stabilitet skuadrës. Edhe pse përballë kishte emra me peshë si Modrić, Loftus-Cheek dhe Fofana, Ramadani nuk u tërhoq asnjë moment dhe tregoi nivel të lartë konkurrues.

I futur në pjesën e dytë, Medon Berisha solli freski dhe dinamizëm në krahun e djathtë të Lecce-s. Me lëvizje të shpejta dhe depërtime të guximshme, ai krijoi hapësira dhe shqetësoi mbrojtjen kuqezi. Në disa raste, goditjet apo krosimet e tij nuk u shfrytëzuan si duhet nga shokët e skuadrës. Megjithatë, prezenca e tij solli ritëm në një fazë kur Lecce po kërkonte barazimin.

Edhe pse Milani siguroi tri pikët me golat e Loftus-Cheek (66’) dhe Pulisic (86’), Lecce kishte momentet e veta, sidomos në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e së dytës. Ramadani dhe Berisha ishin dy nga elementët më të besueshëm në këtë ndeshje dhe treguan se janë gati për një sezon ku mund të kenë rol kyç.