Zum Inhalt springen
img 2869 770x433 1

Legjenda e Interit, Bergomi deklaron se Milani me Allegrin dhe Taren do ta sfidojnë Napolin për titull

Von
1 Min. Lesezeit

Ish-mbrojtësi legjendar i Interit, Giuseppe Bergomi, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” në prag të fillimit të sezonit të ri në Serie A.

Në analizën e tij, Bergomi foli edhe për Milanin, duke vlerësuar ndryshimet e fundit në klub dhe potencialin që kuqezinjtë kanë për të qenë pretendentë seriozë.

“Vitet e fundit ata gjithmonë kanë pasur talent, por diçka mungonte. Tani kanë punësuar trajnerin e duhur, një fitues si Massimiliano Allegri, dhe me Igli Tare si drejtor sportiv, i kanë rregulluar gjërat”.

Igli Tare
Igli Tare

“Ata janë skuadra që mund t’i shkaktojnë më shumë probleme Napolit,” deklaroi Bergomi.

Sezoni i ri në Itali pritet të jetë tejet i luftuar, me Milanin që duket i vendosur për të sfiduar kampionin në fuqi.

Teilen: Facebook X