Lionel Messi ka përsëritur edhe një herë dashurinë e tij të përjetshme për Barcelonën, gjatë marrjes së çmimit nga SPORT si “Lojtari më i mirë i Barcelonës në shekullin XXI”.
“Doja ta përfundoja të gjithë karrierën time te Barcelona, pa qenë nevoja të shkoja në ndonjë klub tjetër. Fatkeqësisht, gjërat morën një rrjedhë tjetër, por jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë vlerësim”, tha legjenda argjentinase në fjalën e tij të pranimit.
“Kaluan shumë gjëra bashkë – të mira dhe jo aq të mira – dhe kjo është normale, sepse në një karrierë të gjatë nuk është çdo gjë perfekte”, shtoi ai.
“Barcelona është shtëpia ime, vendi im, familja ime.”
Edhe pse u largua në mënyrë të dhimbshme në vitin 2021, fituesi i tetë Topave të Artë theksoi se lidhja e tij me klubin mbetet e pathyeshme.
