Prishtina - Gjilani

Në kuadër të javës së 12‑të të AlbiMall Superliga, përballja Prishtina–Gjilani mbyllet pa gola dhe pa fitues. Ndërsa Ballkani dhe Ferizaj ndanë pikët me një barazim 1‑1 gjatë ditës.

Ngjarjet kryesore.

PrishtinaGjilani 0-0

Përfundon ndeshja, Gjilani mbetët e pamposhtur si mysafire e Prishtinës nga viti 2023. Barazimi epilog real i takimit.

90′ 4 minuta shtesë.

89′ Pas këndores, Limani në mesin e disa lojtarëve ia del të gjuaj, por pasaktë, e lartë.

87′ Boshnjaku provon gjuajtjen nga distancë e madhe, jashtë.

83′ Prapashtica ikën nga e majta, i afrohet zonës dhe gjuan furishëm, topi skaj pingules së majtë të Gjokës.

78′ Provon tani Veliu, pret portieri Laroshi.

76′ Armend Thaqi nga e majta ekzekuton gjuajtjen e lirë që përfundon lehtë afër portës.

72′ Ilievski provon gjuajtjen në vend, kap topin portieri Laroshi

70′ Këndore e radhës për prishtinasit.

66′ Salihu e pason majtas te Veliu i cili bukur manovron deri në zonë, por gjuajtja e tij me elekuencë përfundon përpak jashtë portës.

65′ Prapashtica sërish gjuan me kokë, por plogësht.

63′ Rast i mirë edhe për Gjilanin, Albin Prapashtica gjuan, devijohet topi nga prishtinasit, këndore.

59′ Edhe një këndore e Prishtinës.

55′ Penallti për Gjilanin, Basa tenton krosimin, Mamengi luan me dorë, pritet konfirmimi i VAR-it.

54′ Rast i mirë i Prishtinës, Bytyqi depërton nga krahu dhe harkon në zonë, Kryeziu gjuan me kokën krejt afër pingulës.

50′ Salihu (Pri) gjuan furishëm nga distanca, topi i devijuar, kap Laroshi.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45’+1, Kryeziu tani qëllon gjuajtje të fortë traversën, mbetët 0-0.

45′ Një minutë shtesë.

45′ Këndorja e tretë për gjilanasit.

43′ Gjilani me rastin më të mirë, harkim nga e majta, krejtësisht në krahun tjetër nga pozitë e ngusht në krah Edi Basha gjuan furishëm dhe qëllon pingulen e majtë të Gjokës.

36′ Gjuajtja e parë në ndeshje, Morina (Gjil) nga 16 metra gjuan jashtë.

32′ Në statistika këndorja e dytë për Prishtinën, vazhdon ndeshja pa raste.

27′ Këndorja e dytë për Gjilanin, ndërsa ende asnjë rast në ndeshje.

12′ Nga një këndore në dy anët.

1′ Ka nisur ndeshja në “Fadil Vokrri”.