Kalo te përmbajtja
Sunday, 14 June 2026
Futboll Internacional

Liverpool – Real Madrid, reagimet pas ndeshjes, Alonso: Kishim karakter!

Reagimet pas ndeshjes ku Liverpool e fitoi ndaj Real Madrid. Liverpooli arrin fitoren e dytë radhazi dhe duket se ka rigjetur ekuilibrin dhe vetëbesimin, ndërsa Real Madrid do të duhet të reagojë shpejt për të ruajtur objektivat në Champions.

Virgil van Dijk tha për “Radio Marca”:
“Vumë shumë energji dhe përqendrim. E dinim që Reali kishte fituar 14 nga 15 ndeshjet e fundit, ndaj duhet të ishim perfektë në zbatim. Pas humbjes ndaj United, patëm një takim të rëndësishëm si skuadër. Në një botë kaotike, duhet të gjesh qetësinë dhe të shikosh gjithçka me perspektivë.”

Mac Allister, për Amazon Prime:
“Ishte një ndeshje e madhe ndaj një kundërshtari të madh. Kjo fitore është e rëndësishme, por nuk do të thotë shumë, sepse kemi përvojën e sezonit të kaluar. Këtë herë pashë hapësirën dhe shkova për ta shfrytëzuar.”

Wayne Rooney, për Amazon Prime:
“Reali ishte shumë i dobët – pa intensitet, pa ide, pa lëvizje. Por Liverpooli ishte fantastik për 90 minuta. Ata e merituan fitoren.”

Xabi Alonso, trajneri i Realit, për Movistar:
“Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Pësuam shumë goditje standarde dhe humbëm iniciativën pas disa faulleve të panevojshme. Nuk ishte si humbja ndaj Atletico Madridit. Kishim karakter, por kjo është një mënyrë tjetër për të humbur.”

Carreras, lojtar i Realit:
“Ndeshja u vendos nga një detaj – një goditje dënimi. Na mungoi agresiviteti dhe lëvizja përpara. Tani përqendrohemi te sfida e radhës në Vallecas.”