Zum Inhalt springen
540731000 1402443087998087 8564248079121975985 n

Lojtarët e Dritës mbushin xhepat pas kalimit në fazën e grupeve – kryesia e klubit iu dha super premio

Von
1 Min. Lesezeit

Klubi gjilanas Drita ka hyrë në historinë e futbollit kosovar duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas këtij suksesi madhor, drejtuesit e klubit kanë shpërblyer futbollistët dhe stafin me premio të konsiderueshme.

Të enjten mbrëma, bardhekaltrit konfirmuan kualifikimin e tyre pas fitores ndaj Differdange, duke e mbyllur fazën ‘play-off’ me rezultat të përgjithshëm 3-1. Ky ishte kulmi i një rrugëtimi të gjatë, i mbështetur me investime të mëdha ndër vite, që më në fund dha frytet e tij.

539282765 1402443337998062 2596098726696028709 n
Veton Tusha në aksion

Përveç lavdisë sportive, Drita tashmë ka siguruar mbi 3 milionë euro të ardhura të garantuara nga UEFA, një injeksion i madh financiar për klubin. Mirëpo, drejtuesit nuk harruan të vlerësojnë edhe ata që e bënë këtë sukses të mundur.

Sipas burimeve të Telegrafit, futbollistët dhe stafi teknik janë shpërblyer me një premio totale prej 150 mijë eurosh, ku secili anëtar do të marrë nga 5 mijë euro për kontributin e dhënë në këtë arritje historike.

539577445 1402444557997940 7955797422454333013 n
Drita aps golit të epërsisë

Me këtë kualifikim, Drita bëhet klubi i dytë nga Kosova që arrin fazën e grupeve të garave evropiane, duke ndjekur shembullin e Ballkanit, i cili e ka realizuar këtë dy herë më parë.

Teilen: Facebook X