Ka përfunduar ndeshja me humbjen e Malishevës. Skuadra islandeze e fortë ashtu siç kishte parashikur trajner i saj, Bekim Isufi. Sidoqoftë paraqitje e mirë e skuadrës sonë, dhe pse jo mos të provojnë fatin në ndeshjen e dytë duke analizuar më mirë kundërshtarin nga ky takim i parë.
Malisheva – Vikingur 0-1 (0-1)
84′ Aliu e Veliu, asnjëri nuk ia dalin të godasin. Malisheva nuk është dorëzuar, ende në kërkim të golit të barzimit.
82′ Xhaka spastron në momentin e fundit, mysafirët provojnë të përfundojnë ndeshjen në Prishtinë.
81′ Vitija provon, por e lehtë, tentimet e Malishevës janë shpeshtuar.
65′ Fati shpëton Malisheven, mysafirët pozitë ideale, por topi dëbohet nga këmbët e një futbollisti malishevas. Rënie komplet përqendrimi te skuadra jonë.
64′ Vikingur sulmon nga e djathta, Ingimudarson gjuan nga afërsia, pret Avdyli, nga tentimi i dytë gjuan më dobët Gudjonsson.
61′ Altin Aliu me shpejtësi ikën nga e majta, por brenda zonës nuk u përcoll si duhet, të paktën fitohet këndore, e cila nuk ndodh asgjë nga ajo.
59′ Edhe Bruti ndëshkohet me karton të verdhë.
59′ Mysafirët edhe njëherë harkim të rrezikshëm, qëllohet shtylla, por ndërhyrje e palejuar ndaj Dreni Kryeziut i cili reagon verbalisht dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
56′ Xhylani në vend të Aliut.
52′ Donart Vitija pozitë ideale, por gjuajtja jo e saktë.
46′ Ka nisur pjesa e dytë.
Ka përfunduar pjesa e parë me golin e pësuar në sekondat e fundit të pjesëlojës së parë. Malisheva e pafat, i pati edhe ajo tentimet e saja, ndërsa mysafirët e shfrytëzuan adutin më të fortë të tyre, gjatësinë.
45’+1 Hansen mposhtë nga afërsia me kokë portierin Avdyli, pas harkimit nga gjuajtja e lirë.
45’+1 Vitija ndëshkohet me karton të verdhë.
36′ Bekim Isufi ndëshkohet me të verdhë.
30′ Gjysmë orë lojë, qetësohet sërish loja dhe po luhet më shumë në mesfushë.
15′ Malisheva shënon por, Ibishi shkakton ndërhyrje të palejuar.
11′ Kapiteni Kryeziu shpëton skuadrën e tij nga gol i sigurt, largon topin nga vija e portës pas këndores dhe gjuajtjes me kokë nga skuadra mysafire e cila menjëherë pas 5 minutave të parë po tregohet shumë e rrezikshme.
10′ Dreni Kryezi largon një top të rrezikshëm në momentin e fundit. Këndorja e parë për mysafirët.
6′ Tentim i islandezevë me kokë nga Hansen, jashtë
5′ Malisheva e sigurt në minutat e para.
1′ Ka nisur ndeshja.
Formacioni i Malishevës

Ndeshjen gjykojnë katërshja nga Polonia:
Patryk Gryckiewicz, Marcin Boniek, Bartosz Kaszyński, Wojciech Myc (POL)
Përbërja e mundshme e FC Malisheva


