Kalo te përmbajtja
Dienstag, 28 Juli 2026
La Liga

Mediat spanjolle: Real Madrid mund ta lërë të lirë Vinicius-in, nuk pranon kërkesat e tij

Sipas raportimeve nga Spanja, e ardhmja e Vinicius Jr. tek Real Madridi mbetet e paqartë. Edhe pse kohët e fundit qarkulluan zëra se bisedimet për rinovimin e kontratës kanë rifilluar, duket se situata nuk është ashtu.

Gazetari Manu Carreño, duke iu referuar “Mundo Deportivo”-s, përcjellë Kërlaçki, thekson se marrëveshja për rinovim është për momentin e pezulluar:

“Qëllimi i të dyja palëve është të fokusohen te sezoni. Negociatat nuk do të vazhdojnë deri në përfundim të kampionatit. Më parë kishte një marrëveshje për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2030, me rritje page deri në 25 milionë euro neto. Por tani gjithçka është shtyrë”, tha Carreño.

Kontrata aktuale e brazilianit skadon në verën e vitit 2026, që do të thotë se verën e ardhshme Vinicius do të hyjë në vitin e fundit të saj. Real Madrid nuk ka ndërmend t’i plotësojë kërkesat financiare të lojtarit, i cili raportohet se dëshiron pagën më të lartë në skuadër, të barabartë me atë të Kylian Mbappé-së.

Sipas burimeve, klubi “mbretëror” është gati të rrezikojë edhe largimin e tij pa ndonjë përfitim financiar, nëse sulmuesi nuk heq dorë nga kërkesat.

Statistikat e Vinicius-it në Real Madrid

Vinicius u bashkua me Realin në vitin 2018 nga Flamengo, për 45 milionë euro. Deri më tani ai ka zhvilluar 324 ndeshje, ku ka shënuar 107 gola dhe ka dhuruar 84 asistime, duke fituar 14 trofe.

Aktualisht, sipas “Capology”, ai përfiton 20.8 milionë euro në vit, shifër që e rendit pas David Alabës (22.5 milionë euro) dhe Kylian Mbappé-së (31.2 milionë euro), lojtarët më të paguar të klubit.