Messi me dëmtim të lehtë muskulor në këmbën e djathtë

Messi i lënduar
Messi i lënduar

Lionel Messi u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 10 minutash në ndeshjen ndaj Necaxa për Leagues Cup, dhe tashmë klubi i Inter Miami ka publikuar raportin zyrtar mjekësor.

Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi në bashkëpunim me “Baptist Health”, testet mjekësore kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një “dëmtim të lehtë muskulor në këmbën e djathtë”. Gjendja e Messit do të vlerësohet në vazhdim në varësi të evolucionit klinik dhe reagimit ndaj trajtimit.

Për momentin nuk është caktuar një datë e saktë për rikthimin e tij në fushë, dhe rikuperimi do të varet nga ecuria e rehabilitimit.

Messi në duel
Messi në duel