Zum Inhalt springen
Mandela - Zabërgja

Metalist 1925 godet me dyshen e sulmit nga Dinamo Tirana – mediet ukrainase e bëjnë punë të kryer!

Von
2 Min. Lesezeit

Skuadra ukrainase Metalist 1925 nga Kharkivi ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përforcimin e repartit ofensiv në prag të sezonit të ri në Premier Ligën e Ukrainës, duke finalizuar marrëveshjet për dy sulmues të spikatur të Dinamos së Tiranës, Peter Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja, raportojnë mediet ukrainase, përcjellë Kërlaçki.

“Sipas raportimeve nga Beat-Run dhe Telesport, klubi ka mbyllur marrëveshjen për sulmuesin nigerian Peter Itodo Mandela për një shumë që varion nga 1.1 deri në 1.2 milionë euro. 22-vjeçari, i cili spikati sezonin e kaluar me 13 gola në 28 ndeshje në Superligën shqiptare, shihet si një përforcim premtues për repartin ofensiv të ekipit ukrainas”, thuhet në raportet e ndryshme, por nga skuadra e Dinamos ende asgjë s’është bërë zyrtare.

“Përveç Mandeles, Metalist është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të Baton Zabergjës, 24-vjeçarit nga Kosova”, …i cili gjithashtu ishte pjesë e Dinamos. Ai ka pasur një sezon të suksesshëm me 12 gola në 36 ndeshje dhe një vlerë të përafërt prej 1 milion eurosh. Edhe pse shuma e transferimit të tij nuk është bërë publike, burimet raportojnë se marrëveshja është drejt finalizimit – kumtohet në disa media të Ukrainës.

Sipas ukrainasve, për të dy lojtarët kishte interesim nga klube si Dinamo Zagreb dhe Hajduk Split, por Metalist 1925 ka ofruar kushtet më të mira financiare, duke siguruar shërbimet e tyre për ndërtimin e një skuadre konkurruese për sezonin e ardhshëm.

Këto lëvizje tregojnë ambicien e Metalist për t’u kthyer në një forcë të rëndësishme në futbollin ukrainas, duke investuar në lojtarë të rinj dhe premtues nga tregu ballkanik – i japin jehonë skuadrës nga lindja e Ukrainës.

Teilen: Facebook X