Fenerbahçe e Mourinhos dështon sërish të kualifikohet në Ligën e Kampionëve!
Skuadra e Jose Mourinhos, Fenerbahçe, ka dështuar të sigurojë një vend në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pas barazimit 0:0 në ndeshjen e parë në Stamboll ndaj Benficës, turqit u mposhtën 1:0 në Portugali.
Golin vendimtar për vendasit e shënoi sulmuesi turk Akturkoglu në minutën e 35-të, duke i dhënë ekipit portugez kualifikimin e merituar.
Situata u vështirësua edhe më shumë për Fenerbahçen në pjesën e dytë, pasi Talisca u përjashtua me karton të kuq, duke marrë dy të verdha brenda tre minutave (79’ dhe 82’).
Ky eliminim e lë përsëri Fenerbahçen jashtë elitës së futbollit evropian, ndërsa Benfica siguron një tjetër pjesëmarrje në grupet e Champions League.

