Në rast eliminimi, Drita dhe Shkëndija përballen në Ligën e Evropës

Në rast se eliminohet nga Liga e Kampionëve, Drita do të përballet me humbësin e çiftit FSCB (Steaua Bukuresht) – Shkëndija në raundin e tretë të Ligës së Evropës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në rast se nuk kalon tutje në Ligën e Kampionëve.
Drita aktualisht po garon në raundin e dytë të kësaj gare, ku përballet me skuadrën e njohur daneze, Copenhagen.
Në rast të eliminimit, bardhekaltërit do të vazhdojnë rrugëtimin në garat evropiane nga raundi i tretë i Ligës së Evropës.
Në këtë skenar, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani do të përballet me humbësin e ndeshjes mes FSCB dhe Shkëndijës.



