Zum Inhalt springen
Real Madrid me ofertë të bujshme për Rodrin

Operacioni më i madh i verës: Real Madrid me ofertë të bujshme për Rodrin!

Von
1 Min. Lesezeit

Real Madrid ka bërë një ofertë befasuese për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, duke ofruar dy lojtarë – Eduardo Camavinga dhe Rodrygo – plus 40 milionë euro, sipas raportimeve nga faqja spanjolle “Fichajes”.

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, e ka identifikuar Rodrin si futbollistin ideal për të kontrolluar mesfushën dhe për të diktuar ritmin e lojës.

Megjithatë, Manchester City nuk ka ndërmend ta lëshojë yllin e tij, pasi Pep Guardiola e sheh Rodrin si një nga shtyllat kryesore të skuadrës.

Sezoni i kaluar tregoi rëndësinë e tij, pasi City pati vështirësi pas dëmtimit të Rodrit dhe përfundoi në vendin e tretë në Premier League, 13 pikë prapa Liverpoolit kampion.

Guardiola dëshiron të ndërtojë skuadrën rreth mesfushorit spanjoll për të synuar rikthimin te suksesi.

Megjithëse Real Madrid është i gatshëm të sakrifikojë dy prej lojtarëve të tij të rëndësishëm për këtë transferim, negociatat pritet të jenë të vështira pasi City nuk dëshiron të humbasë një prej lojtarëve kyç.

Teilen: Facebook X