Ylli i Napolit, Kevin De Bruyne, pritet të mungojë deri në muajin shkurt pas një operacioni muskulor që iu desh të mërkurën.
De Bruyne u lëndua menjëherë pas golit të shënuar nga penalltia në fitoren 3:1 të Napolit ndaj Interit gjatë fundjavës.
Klubi njoftoi se mesfushori ka pësuar një lëndim të rëndë në kofshë dhe ka kërkuar ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas mediave italiane, faza e rikuperimit të De Bruynet mund të zgjasë katër deri në pesë muaj.
Një lajm shumë i keq për trajnerin Antonio Conte, pasi që humb kësisoj një prej lojtarëve kyç në një pjesë shumë të rëndësishme të sezonit.
Napoli reagoi pas humbjes së thellë ndaj PSV-së në mesjavën e kaluar në Ligën e Kampionëve, duke mundur Interin 3:1 dhe Leccen 1:0.