Zum Inhalt springen
Formula 1 Belgjikë

Oscar Piastri fiton në Belgjikë dhe thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme

Von
2 Min. Lesezeit

Piloti australian Oscar Piastri (24 vjeç) është shpallur fitues i Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, duke triumfuar para shokut të skuadrës Lando Norris dhe duke rritur epërsinë në krye të renditjes së përgjithshme. Kjo është fitorja e tij e gjashtë për sezonin 2025 dhe e para pas garës në Spanjë, zhvilluar në fillim të qershorit.

Formula 1 kushtet e vështira
Formula 1 kushtet e vështira

Gara në Spa-Francorchamps pati vonesë prej 1 orë e 20 minutash për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe shiut të dendur që uli ndjeshëm dukshmërinë në pistë. Pasi u sinjalizua me flamur të kuq, gara rifilloi me një start të kontrolluar (“rolling start”) nën drejtimin e makinës së sigurisë.

Norris ishte në pozicionin e parë në start, ndërsa Piastri i dyti, por që në xhiron e parë ai kaloi përpara dhe mori kreun e garës që nuk e lëshoi më deri në fund. Një nga momentet vendimtare ishte ndalesa në bokse – Piastri mori goma të tipit “medium!, ndërsa Norris vendosi “hard”. Edhe pse u dyshua nëse Piastri do i përballonte xhirot e fundit me atë përzgjedhje, ai arriti ta menaxhojë garën dhe ta mbyllë me fitore.

Titullin “piloti i ditës” e fitoi Lewis Hamilton i Ferrarit. Edhe pse pati një fundjavë katastrofike – nuk kaloi as fazën e parë të kualifikimeve në sprint dhe në garën kryesore – ai arriti të ngjitej nga vendi i 18-të në të shtatin, pas një gare të fortë dhe manovrimesh të suksesshme.

Pas kësaj gare, Piastri kryeson renditjen e përgjithshme me 266 pikë, i ndjekur nga shoku i skuadrës Norris me 250, ndërsa Max Verstappen është i treti me 185 pikë. Në renditjen për konstruktorë, McLaren është lider absolut me 473 pikë, duke lënë pas Ferrarin (227) dhe Mercedesin (210). Gara e radhës do të zhvillohet javën tjetër në Hungari.

Teilen: Facebook X