Pafos nuk lejon befasi në shtëpi, eliminon Zvezdën dhe kualifikohet për herë të parë në Ligën e Kampionëve

Skuadra qipriote, Pafos, ka eliminuar sonte Cervena Zvezden e Beogradit nga playoffi për t’u kualifikuar për herë të parë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Pas fitores 2:1 në Beograd, Pafos arriti të barazonte 1:1 në ndeshjen e kthimit në shtëpi, falë golit të Jajas në minutën e 90, që vulosi kualifikimin e tyre për në fazën e grupeve.
Ky sukses shënon herën e parë që Pafos arrin të kualifikohet në grupet e Ligës së Kampionëve, duke vendosur një rekord të ri për klubin dhe duke përforcuar reputacionin e futbollit qipriot në arenën ndërkombëtare.
Rezultati konfirmon ecurinë e jashtëzakonshme të skuadrave qipriote në Evropë këtë edicion, duke treguar se ekipet nga ishulli po arrijnë të rivalizojnë me klube që investojnë dukshëm më shumë në Evropë.
Historike: Kairat Almaty kualifikohet për herë të parë në grupet e Ligës së Kampionëve
