Sulmuesi vushtrrias, Florent Hasani, ka qenë protagonist absolut në fitoren e Boluspor ndaj Sakaryaspor me rezultat 4-1.
Hasani realizoi një het-trik të jashtëzakonshëm, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikët dhe duke e ngjitur në vendin e katërt në renditje.
Hasani hapi serinë e golave në minutën e 24-t, duke shënuar për 1-0, ndërsa vetëm katër minuta më vonë shtoi epërsinë në 2-0. Sulmuesi vushtrrias e kompletoi het-trikun në minutën e 81-t, duke vulosur paraqitjen madhështore të tij.

Mediumet turke kanë vlerësuar lartë performancën e Hasanit, duke e përshkruar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bolusporit. Sulmuesi ishte pjesë e skuadrës edhe sezonin e kaluar dhe ishte afër ngritjes në Superligë, por u ndal në playoff.
Ky sezon, Hasani po dëshmon se është lojtari kryesor i ekipit, duke udhëhequr Boluspor me golat dhe paraqitjet e tij të fuqishme.