Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, është kthyer në një nga emrat më të përfolur në merkato, teksa pas interesimit të Milanit dhe Juventusit, tani në skenë është futur edhe Interi.
Zikaltërit po e konsiderojnë seriozisht përfaqësuesin e Zvicrës si një përforcim me përvojë për repartin e mesfushës, veçanërisht nëse ndodh largimi i Hakan Calhanoglu, që raportohet se është në radarët e Galatasarayt.
Xhaka shihet si një profil ideal për të balancuar skuadrën. Me afatin e transferimeve që mbetet e hapur deri në fund të korrikut, ka kohë për negociata konkrete – dhe gjithçka mund të ndodhë.

Një tjetër derbi italian në merkato mund të zhvillohet për shërbimet e Xhakës, i cili pas një sezoni të shkëlqyer me Bayer Leverkusenin, mbetet një nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë.
Juventusi mbetet ende në garë, ndërsa Interi tani është futur.