Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 5 August 2026
Raiffeisen Liga e Parë

Paulo Cezar rikthehet te Vushtrria

Sulmuesi brazilian Paulo Cezar është rikthyer te skuadra e Vushtrrisë, ku më parë kishte luajtur gjatë stinorit vjeshtor të edicionit 2023/24.

Futbollisti 31-vjeçar ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke përfaqësuar klube në Brazil, Evropë, Afrikë dhe së fundmi në Azi, ku ishte pjesë e një skuadre në kampionatin indian.

Pas një periudhe provuese me Vushtrrinë, Cezar ka bindur stafin teknik dhe është rikthyer zyrtarisht në skuadër, duke shtuar përvojën dhe thellësinë në repartin ofensiv.

Vushtrria e ka nisur sezonin e ri në Ligën e Parë me barazim 1-1 në udhëtim ndaj Besës së Pejës. Ndeshjen e radhës do ta zhvillojë ndaj Kikës, e cila në xhiron e parë triumfoi me rezultat 2-0 kundër KEK-ut.

Paulo Cezar
Paulo Cezar