Zum Inhalt springen
FC Malmo

Po luhet ndeshja me udhëtimin më të shkurtër ndërkombëtar në historinë e Ligës së Kampionëve

Von
2 Min. Lesezeit

Nga ora 19:00, Malmo e Suedisë dhe Copenhagen e Danimarkës po zhvillojnë ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Bëhet fjalë për udhëtimin ndërkombëtar më të shkurtër ndonjëherë në historinë e kësaj gare. Dy stadiumet ndodhën vetëm 40 kilometra larg njëri-tjetrit, distancë që përshkohet për rreth një orë me makinë.

Ura
Ura

Dy qytetet ndahen nga deti, por lidhjen e tyre e mundëson ura mbresëlënëse Oresundbron – një rrugë që kalon nga tuneli në urë. Oresundbron është 16 kilometra e gjatë dhe lidh drejtpërdrejt Malmon me Kopenhagën. Emrin e saj e mban edhe seriali i njohur skandinav “Ura” (The Bridge). Gjashtëmbëdhjetë kilometra udhëtim përfshijnë tetë kilometra mbi sipërfaqen e detit përmes urës, kalim në ishullin artificial Peberholm, dhe më pas një tunel nënujor prej katër kilometrash.

Malmo - Copenhagen
Malmo – Copenhagen

Malmo dhe Kopenhaga në rrugën drejt Ligës së Kampionëve

Malmo aktualisht renditet i katërti në elitën e futbollit suedez. Ekipi e nisi rrugëtimin në Ligën e Kampionëve që nga raundi i parë kualifikues, ku eliminoi fillimisht Saburtalon e Gjeorgjisë dhe më pas, në raundin e dytë, RFS-në e Letonisë. Ndërkohë, Copenhagen – kampione e Danimarkës – e nisi garën nga raundi i dytë, duke mposhtur Dritën.

Rekordi i udhëtimit më të gjatë në Champions

Distanca më e madhe e përshkuar ndonjëherë nga skuadrat në Ligën e Kampionëve është 6,164 kilometra – mes Benfikës së Portugalisë dhe Astanës së Kazakistanit, të cilat u përballën në fazën e grupeve në vitin 2015. Astana ndodhet më afër Tokios sesa Lisbonës, ndërsa kryeqyteti portugez është më pranë Nju Jorkut sesa qytetit kazak.

Teilen: Facebook X