
Një javë para nisjes së kampionatit, skuadrat po zhvillojnë ndeshjet e fundit përgatitore. Sot u luajtën katër miqësore, me Prishtinën dhe Ferizajn që regjistruan fitore në transfertë.
Prishtina e drejtuar nga Arsim Thaçi arriti një tjetër sukses me të njëjtin rezultat si ndaj KEK-ut, duke mposhtur Malishevën 2-0. Ferizaj, ndërkohë, ishte bindës ndaj Lirisë, duke fituar 3-0 dhe duke i shkaktuar prizrenasve një tjetër humbje të rëndë pas asaj në Klinë.
Në dy ndeshjet tjera, 2 Korriku dhe Podujeva u ndanë në barazim 2-2 – me golat për vendasit të shënuar nga Miftari dhe Zhubi – ndërsa Rahoveci mposhti Suharekën 1-0, falë golit të Abdul Azizit.

Rezultatet e miqësoreve të sotme
Malisheva – Prishtina 0-2
Golat: Shillova, Motta
Liria – Ferizaj 0-3
Golat: Nafiu, Ramusa, Groznica
2 Korriku – Podujeva 2-2
Golat për 2 Korrikun: Miftari, Zhubi
Rahoveci – Suhareka 1-0
Golashënues: Abdul Aziz