Edhe një elimimin i dhimbshëm i bardhekaltërve, përsëriten dy barazimet e vitit 2018 me Fola (0-0) dhe pastaj humbja me penallti. Prishtina pati raste, nuk i shfrytëzoi dhe në fund u deshtë që kokëulur, edhe njëherë, të lëshoj stadiumin "Fadil Vokrri". Gjelbrim Tapi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10-të duke kaluar kryeqytetasit në epërsi. Megjithatë, kundërshtarët reaguan në pjesën e dytë, kur Daniel Blent barazoi rezultatin në minutën e 55-të, pas daljes së portierit Nika.Ndërkohë Prishtina qëlloi pingulen me Mujën pas këndores, Kryeziu kishte rast ideal vetëm me portier – të dy këto raste në pjesën e parë, ndërsa Rin Ahmeti me solodepërtim të jashtëzakonshëm nuk ia doli të shënonte përballë portierit në sekondat e fundit të 90-minutave.Në shtesë nuk u pa asgjë që ia vlen të përmendet.Skuadra nuk luajti sipas pritshmërisë, ishte e çorganizuar, kishte dominim të lehtë, por shterpë dhe pa ide se si të gjuhet në portë. Rivali s'ishte fare i denjë, por me përvojën e tyre duke dhënë gjjithçka nga vetja, grumbulloheshin në numër të madh para zonës së tyre. Ndërsa vazhdojnë të ëndërrojnë edhe për një kualifikm të radhës në grupe, megjithëse tani për kundërshtar do të kenë skuadër shumë më serioze, Santa Clara nga Portugalia. Penalltitë Bytyqi gjuan, pret portieri Ferguson, mbyllet ndeshja, kualifikohen Larne. Donnelly gjuan një anë, Nika tjetrën anë, 4-5. . . . Salihu furishëm, 4-4. Portieri Ferguson gjuan dhe shënon, 3-4. . . . Baftiu barazon, 3-3. Graham i saktë, 2-3. . . . Ilievski shënon dhe barazon, 2-2. Bent shënon për epërsinë e Larne, 1-2. . . . Saletiç gjuan jashtë, mbetët 1-1 pas serisë së dytë. O'Connor shënon, 1-1. . . . Rin Ahmeti shënon, 1-0. Nika pret penalltinë e Gallagher.