Kalo te përmbajtja
Friday, 19 June 2026
Raiffeisen Liga e Parë

Raiffeisen Liga e Parë, Java e 2-të: Dy ndeshje në TV, duele interesante në të gjitha fushat

Këtë të shtunë, me fillim nga ora 16:30, zhvillohet xhiroja e dytë e Raiffeisen Ligës së Parë, e cila pritet të sjellë rivalitet të madh dhe përballje të forta.

FFK ka konfirmuar se dy ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion:

  • 📺 Trepça ’89 – Liria

  • 📺 Feronikeli 74 – Besa Peja

Takimet e tjera të javës:

  • Tefik Çanga – Rilindja 1974

  • Vjosa – Dinamo

  • KEK-u – Suhareka

  • Vushtrria – Kika

  • 2 Korriku – Vëllaznimi

  • Istogu – Ramiz Sadiku

  • Prizreni – Trepça

Kjo xhiro sjell përballje tradicionale, por edhe sfida të reja, të cilat mund të përcaktojnë ritmin e garës për kreun dhe luftën për mbijetesë që nga fillimi i sezonit.

Orari i javës së dytë të Ligës së Parë
Orari i javës së dytë të Ligës së Parë