rey manaj

Rey Manaj

Rey Manaj ka folur për mundësinë që Shqipëria të përballet me Kosovën në plejofin për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Kosovës i duhet një pikë ndaj Sllovenisë të shtunën për të siguruar plejofin, njësoj si Shqipëria që e arriti këtë të enjten mbrëma.

“Kemi arritur në plejof dhe kemi zhvilluar ndeshje të mira gjatë këtij cikli. Tani na pret ndeshja ndaj Anglisë, por mendjen e kemi te marsi. Shpresojmë të mos jetë Kosova kundërshtarja jonë në plejof. Por nëse vetëm njëra prej nesh kalon, nga njëra anë do të na vinte keq, ndërsa nga ana tjetër do të gëzoheshim që shqiptarët do të ishin në Botëror”, ka deklaruar Manaj.

Ai komentoi edhe duelin e vështirë me Andorrën.

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse Andorra mbrohet fort si ekip. Jo gjithmonë shkojnë gjërat siç dëshiron. Në pjesën e dytë e rëndësishme ishte që fituam dhe siguruam plejofin. Tani vëmendja është te marsi për të arritur Botërorin”, ka shtuar ai.

Manaj falënderoi edhe përkrahjen që ka marrë pas golit të shënuar ndaj Serbisë në Leskovc.