Rilindja 1974 me tre prurje të reja

Pak para përfundimit të afatit kalimtar veror për futbollistë, ka lëvizje lojtarësh edhe në Ligën e Parë.
Rilindja 1974, e prirë nga trajneri Faruk Statovci, ka prezantuar tre futbollistë të rinj.
Në radhët e klubit i është bashkuar Bright Umeh, i cili më herët ka qenë pjesë e FC Liria.
Pjesë e ekipit do të jetë edhe Sumer Hasan, që sezonin e kaluar luajti për FK Borec nga Maqedonia.
Ndërkohë, nga FC Besa Peja është transferuar Erblind Mulaj, i cili pritet të jetë një tjetër forcë shtesë për skuadrën në edicionin e ri.
Me këto përforcime, Rilindja 1974 synon të rrisë konkurrencën dhe të përmirësojë paraqitjet në Ligën e Parë e cila nga katër ndeshjet e para të sezonit ka arritur vetëm një fitore dhe tre humbje.


